FOTO/ Ja kush është prokurori që firmosi kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit

FOTO/ Ja kush është prokurori që firmosi kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit

20:54, 19/10/2017
A+ Aa A-

Prokurori që firmosi kërkesën për heqjen e mandatit që i hap rrugë arrestimit të ish deputetit Samir Tahiri nuk është një emër i panjohur për publikun. Bëhet fjalë për prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili prej 11 muajsh drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Besim Hajdarmataj ka drejtuar nder vite institucionin e hetimit në qytete të vështira si Tropoja apo Kurbini. Ai ka qenë për një periudhë kohore edhe drejtues i prokurorisë në Durrës.

Hajdarmataj ka lindur në qytetin e Tropojës në vitin 1975 dhe ka përfunduar studimet në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Ai njihet si prokurori që ka trajtuar disa nga çështjet e vështira në vend, mes të cilave edhe ajo e italianit Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist19/10/2017 21:07

Ky eshte prokurori qe paska leruar Italianin e trafikut te droges,dhe ja mban akoma deri me sot celularet gazetarit Hoxha?Si e cuditeshme (lexoje e dyshimte) me duket.

Shto koment

Denonco