Operacion i madh në ‘bazat e Habilajve’, në kërkim të 'Lolos' njeriu që takohej me 'shefin e madh' Foto ilustruese

Operacion i madh në ‘bazat e Habilajve’, në kërkim të 'Lolos' njeriu që takohej me 'shefin e madh'

20:10, 19/10/2017
A+ Aa A-

Gjatë mbrëmjes së sotme ka vijuar operacioni anti-drogë në Vlorë, për të goditur organizatën kriminale të Habilajve.

Konkretisht, operacioni po zhvillohet në Velçë e Drenovë, ky dyshohet se janë edhe bazat e Habilajve.

Nga të dhënat e para, flitet për një person të arrestuar me iniciale Nazer Seiti.

Ky aksion mësohet se është një vijimësi e atij në zonën e Babicës, ku mbrëmjen e djeshme u sekuestruar rreth 4 ton drogë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person tjetër i njohur me pseudonimin ‘Lolo’.

Image


Biseda e traskiptuar
F: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.

M: Pse?

F: Më kërkoi shefi i madh

M: Cfarë kërkonte?

F: Asgjë, për këtë... për situatën

M: Aha...fole direkt me të?

F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

M: E çfarë të tha?

F: Më pyeti si është situata

M: Që domethënë...?

F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)

F: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

M: Në rregull

F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco