Policia Shqiptare: Anuloni kalimin nga Dogana Greke, fqinjët nisin grevën 24-orëshe

Policia Shqiptare: Anuloni kalimin nga Dogana Greke, fqinjët nisin grevën 24-orëshe

12:42, 18/10/2017
A+ Aa A-

Policia Shqiptare  ka njoftuar se Dogana Greke nuk do të funksionojë për 24 orët e ardhshme, nga ora 7:00 e së enjtes deri në orën 7:00 të së premtes. Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve me mjete që të anulojnë udhëtimin drejt Greqisë dhe të mos grumbullohen në Kakavijë duke krijuar Konfuzion dhe vuri në dukje se këmbësorët do të lejohen të kalojnë.

Njoftimi zyrtar i Policisë Shqiptare:

"Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 7:00 e datës 19.10.2017 deri në orën 7:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet të qarkullimi i automjeteve drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë, që të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco