Kate Middleton në gjendje jo të mirë shëndetësore, kjo është sëmundja e rrezikshme që e ka prekur dukeshën

Kate Middleton në gjendje jo të mirë shëndetësore, kjo është sëmundja e rrezikshme që e ka prekur dukeshën

15:42, 24/09/2017
A+ Aa A-

Vetëm para pak ditësh familja mbretërore dha lajmin se Kate Middleton është në pritje të fëmijës së tretë dhe menjëherë janë përhapur fjalët se kjo shtatzëni do jetë po aq problematike për dukeshën sa dy të parat. Kensington Palace konfirmoi se dukesha e Kembrixhit po vuan përsëri nga hyperemesis gravidarum, forma e rëndë e sëmundjes së mëngjesit që shoqërohet me të përziera dhe të vjellja,gjendje që e ka përjetuar edhe gjatë dy shtatzënive. 

Middleton gjatë shtatzënisë së saj të parë me princin George u shtrua në spital, por sipas një deklarate nga Kensington Palace ajo është duke marrë kujdesin e duhur këtë herë në shtëpi. Shqetësimet e para kanë detyryar Middleton të anulojë ngjarjet e planifikuara.
Hyperemesis gravidarum, një gjendje e rrallë shkakton të vjella jo vetëm në mëngjes si zakonisht por gjatë gjithë ditës. Kjo sëmundje prek vetëm 1% deri në 2% të grave shtatzëna dhe mund të çojë në humbje peshe, dehidratim, dhe dëmtime të veshkave dhe mëlçisë. Megjithëse gjendja është e kurueshme , mund të bëhet kërcënuese për jetën dhe mund të kërkojë edhe ndërprerjen e shtatzënisë Burimi: health

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco