Një aktore e re pjesë e kastit të Portokallisë’?

Një aktore e re pjesë e kastit të Portokallisë’?

13:23, 22/09/2017
A+ Aa A-

Në “Portokalli” këtë sezon ka patur shumë ndryshime. Disa prej figurave më kryesore të këtij show humoristik janë larguar e disa të tjerë pritet t’i bashkohen trupës së Portokalli.

Pak kohë më parë u mësua se janë larguar nga kasti i aktorëve Bes Kallaku, Erion Isai dhe dy ditë më parë edhe aktori Florian Binaj. Pas largimit të tyre nuk dihet ende se kush do të jetë pjesë e kastit përfundimtar në “Portokalli”.

Burime për Blitz.al kanë rrëfyer se “Portokallia” i ka bërë ftesë aktores së njohur të teatrit Linda Jarani. Por nuk e dimë nëse Linda e ka pranuar këtë ftesë.

Momentalisht aktorja stil është duke punuar me shfaqjen teatrale “Stjuardesat” me regji të Kiço Londos si dhe sot në mbrëmje do të ngjitet në skenën e Teatrit të Korçës për të interpretuar në veprën “Ferma e kafshëve”, me regji të Erion Isait.

Përveçse një aktore shumë e mirë, Linda është një nga ato vajzat e bukura të Instagramit. Fotot e saj na tregojnë se ka një stil shumë të veçantë dhe përveç aktrimit një tjetër pasion i saji është moda.

Gjithsesi mbetet për tu parë nëse aktoren do ta shohim në Portokalli, pasi kjo zgjedhje i takon vetëm asaj!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco