Fituesja e Oskar rrëfen për luftën e saj me ankthin

Fituesja e Oskar rrëfen për luftën e saj me ankthin

10:31, 22/09/2017
A+ Aa A-

Aktorja amerikane, Emma Stone, ka folur se si është të rrosh me ankth në një moshë të re.

Stones, e cila e fitoi çmimin Oskar për aktoren më të mirë sivjet, për performancën e saj në La La Land, ka folur në emisionin e Stephen Colbert, ku ishte pyetur për një vizatim të cilin e kishte bërë në moshën nëntë vjeçare në të cilin shkruhej: “Jam më e madhe se ankthi im”.

“E vizatova këtë në terapinë time”, shpjegoi ajo.

“Isha një fëmijë përplot, përplot, përplot ankth, dhe kisha shumë sulme paniku”, tha ajo.

“Por përfitova shumë nga terapia. Fillova kur i kisha shtatë vjet”.

“Ende kam ankthe edhe sot – por jo sulme paniku”, përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco