Reagimi i bashkëshortit të Fiori Dardhës pas skenës së saj provokuese në DWM

Reagimi i bashkëshortit të Fiori Dardhës pas skenës së saj provokuese në DWM

10:02, 19/09/2017
A+ Aa A-

Konkurrentët e DWM, prej dy javësh janë bërë pjesë e skenës së kërcimit dhe më shumë se kushdo tjetër, me shumë interes i shohin të afërmit dhe familjarët. T’i shohin të dashurit e tyre në një profil dhe në një sfidë të re, të panjohur më parë, edhe për ta nuk është aq e lehtë, ndaj edhe, dashje pa dashje, ata bëhen edhe më kritikët.

Fiori Dardha është një prej konkurrenteve që po e shijon më shumë se kushdo tjetër këtë pjesëmarrje në DWM. Por pas javës së parë, performanca e së cilës u pëlqeu shumë të gjithëve, nga familjarët pati ca rezerva... ca si shumë.

E pyetur sonte nga Alketa si e kanë parë familjarët në Dance, ajo tha se bashkëshorti, i mësuar me daljet e saj televizive, është indiferent. Por jo para atij ushtrimi: “Ai Albi, atë pjesën e violonçelit me Iljardin, mund edhe ta kishte evituar”, – i tha ai pasi pa njërën prej pjesëve më interesante të kërcimit të Fiorit dhe Iljardit javën e kaluar.

Ndërsa Abeli, djali i Fiorit, mendon se e ëma nuk di të kërcejë. Madje, ai kërcen më mirë se ajo. Megjithatë, në familje është dikush që i jep Fiorit të gjitha pikët – nëna e saj: “Je më e mira, ti je më e mira aty, por kujdes: Mos u grind me Robertin, mos i hap shumë sytë sa herë flet, mos rri me gungë, këmbët mos i mbaj si X.... Ja kush është më e mira”, – tha Fiori duke treguar se edhe familjarët kanë rezerva për të./class

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco