FOTO/ Grimerja shqiptare kujdeset për makijazhin e Luis Fonsit

FOTO/ Grimerja shqiptare kujdeset për makijazhin e Luis Fonsit

17:35, 17/09/2017
A+ Aa A-

Të gjithë e dinë tashmë hitin e padiskutueshëm “Despacito”.

Këngëtari i kësaj kënge, Luis Fonsi është bërë i njohur tashmë në gjithë botën. Ai ka krijuar me miliona fansat anë e mbanë planetit, gjersa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Fonsi bën mjaft kujdes në paraqitjet e tij, në të cilat tenton të duket gjithnjë bukur dhe atraktiv. E njërën nga komponentët e dukjes, Luis ia ka besuar një grimereje shqiptare, e cila jeton në Washington.

Lyra Kryeziu, është grimerja kosovare, e cila në paraqitjen e fundit të këngëtarit është kujdesur për makijazhin e tij. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, përmes një fotografie ë publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej bashkë me këngëtarin e hitit “Despacito”.

“isha e nderuar ti beje make-up artistit Luis Fonsi”, ka shkruar ajo në grimerja Kryeziu në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, hiti i padiskutueshëm deri më tani numëron mbi 4.6 miliardë shikime në kanalin YouTube.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco