Enca me album të ri

Enca me album të ri

08:05, 17/09/2017
A+ Aa A-

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca, ka njoftuar se është duke punuar në albumin e saj të ri.

Përmes një videoje “live” në Instagram, ajo ka thënë se albumi do të përmbajë shumë këngë të padëgjuara më parë.

E pyetur nga fansat nëse është duke punuar në ndonjë këngë të re, ajo është përgjigjur se krejt punën e ka të përqendruar te albumi.

“Jam duke punuar me një album me këngë të reja që nuk i keni dëgjuar më parë. Më pëlqejnë baladat mirëpo jam edhe për këngë ritmike”, ka thënë Enca.

Kënga e fundit e Encës është “Ciao” që brenda një muaji ka arritur 9.3 milionë klikime në YouTube

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco