FOTO/ Elda është padyshim modelja më e veçantë shqiptare, ja arsyeja pse

FOTO/ Elda është padyshim modelja më e veçantë shqiptare, ja arsyeja pse

16:26, 16/09/2017
A+ Aa A-

Jemi mësuar të shohim në rrjetet sociale foto vajzash të bukura, me trup dhe fytyrë perfekte.

Herë sepse ashtu janë realisht, e herë për “faj” të photoshopit që përdorin gjatë rregullimit të fotove. “Oktapod” në Vizion Plus ka zbuluar Eldën, një vajzë 23 vjeçare e cila megjithëse nuk i ka format perfekte 90-60-90, ajo sërish e ekspozon trupin e saj me bikini në Instagram, pa asnjë kompleks. Kilet e tepërta, fillimisht e kanë bërë të ndihet keq, e paragjykuar, kur të gjithë kthejnë kokën në rrugë për ta parë. Por tani çdo gjë ka ndryshuar.

Ajo rrëfen, se kilet e tepërta i kanë ardhur si pasojë e gjendrave tiroide. Ajo është përpjekur të dobësohet me anë të dietave dhe palestres, por për të, mbi të gjitha e rëndësishme është që të jetë e shëndetshme, pavarësisht kileve. I pëlqen të bëjë yoga dhe ka gjetur njeriun e saj të zemrës, Serxhon, i cili ra në dashuri me të, me shikim të parë. Ajo dëshiron që të gjitha vajzat qe e ndjekin në rrjetet sociale, duhet te ndihen mirë me veten, pavarësisht kilogramëve.

Përpiqet që t’i ktheje përgjigje pjesës më të madhe të komenteve dhe mesazheve që i vijnë, herë duke e ofenduar dhe herë duke e komplimentuar për atë që përcjell.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco