Madonna: “Gati të tregojmë historinë tonë”

Madonna: “Gati të tregojmë historinë tonë”

15:48, 13/09/2017

Ajo së fundmi raportohet se i ka vënë syrin për të blerë një vilë në Lisbon, Portugali por ditën e martë, Madonna ka qënë totalisht e fokusuar tek familja dhe bamirësia.

Mbretëresha e pop-it ka publikuar një fotografi me 4 fëmijët e saj të birësuar, e bërë gjatë hapjes së spitalit të fëmijëve në Malawi, në nder të vajzës së saj të birësuar Mercy James.

Fotografia e shfaq tepër të lumtur Madonna-s, teksa merr përqafime të ngrohta nga 4 fëmijët e saj të adoptuar.

Bashkangjitur postimit të saj, këngëtarja ka shkruar: “Siguroheni të shihni “CBS Sunday Morning”, këtë të dielë. Ata më janë bashkuar mua në hapjen e spitalit të pediatrisë, “Mercy James” dhe ne jemi gati të tregojmë historinë tonë”./Topalbaniaradio

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment