Jay-Z përkujton Chester Benningtonin gjatë “V Festival”

Jay-Z përkujton Chester Benningtonin gjatë “V Festival”

13:39, 20/08/2017
A+ Aa A-

Reperi i njohur amerikan nga Brooklyn, Jay-Z, me vokalistin e ndjerë të bendit të njohur “Linkin Park” kanë bërë një bashkëpunim në vitin 2004.

Mbrëmë, gjatë “V Festival” Jay-Z ka përkujtuar Chester Benningtonin, transmeton Koha.net. Reperi ka performuar shfaqjen e tij të parë në “V Festival”, e cila është mbajtur mbrëmë në Weston Park, Straffordshire, ndërsa shfaqjen e dytë do ta performojë sonte në Hylands Park në Chelmsford.

Ka fundi i shfaqjes, Jay-Z ka përkujtuar Benningtonin, i cili ka vdekur muajin e kaluar. Ai ka bashkëpunuar me vokalistin e grupit “Linkin Park” në vitin 2004, “Collision Course”, ku kanë përzier këngët e tyre.

Reperi ka performuar këngën “Numb/Encore”, nga “Collision Course”, këngë e cila është përzierje e hitit të Jay-Z-së “Encore” me këngën e njohur të grupit “Linkin Park”, “Numb”.

Sipas Setlist.fm, Jay-Z nuk ka performuar live këngën “Numbe/Encore” që nga viti 2011.

Për më tepër shikoni videon më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco