Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rick Ross kërkon falje për komentin rreth artisteve

Rick Ross kërkon falje për komentin rreth artisteve

09:40, 28/07/2017
A+ Aa A-

Rick Ross ka kërkuar falje në lidhje me komentin e tij që kishte thënë para disa ditëve, se nuk nënshkruan kontrata me artiste femra sepse do të përfundonte duke bërë seks me to.

“Gjithmonë kam menduar që do të përfundoja duke bërë seks me një artiste femër, dhe do të shkatërroja biznesin” kishte thënë Ross në një intervistë.

Pas disa ditësh reperi ka pranuar se ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje përmes një deklarate.

“Një gabim për te cilin i bie pishman. Shpresoj që mund të përdori këtë gabim, platformën time dhe komunitetin që të krijoj një diskutim pozitiv për të implementuar ndryshime në çështje të rëndësishme. Respekt për ata që tregojnë se çka nuk është në rregull” ka thënë Ross.

Ai ka thënë që ka respekt për femra dhe se llejbelli i tij do të sjellë disa prej artisteve më të reja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco