Jennifer Lopez e Alex Rodriguez më të dashuruar se kurrë

Jennifer Lopez e Alex Rodriguez më të dashuruar se kurrë

08:11, 28/07/2017
A+ Aa A-

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duket se nuk po arrijnë të “ngopen” me praninë  e njëri-tjetrit.

Pak ditë pas ditëlindjes spekatokalare të këngëtares, dhe një ditë para se ylli i bejsbollit të mbushë 42 vjet,  çifti ndoshta më i përfolur një ditë në qytetin e  New York-ut në një xhiro me biçikleta.

“Nuk ka asnjë vend sikur shtëpia. New York, shëtitje me biçikleta,  argëtimi i verës”, ka shkruar këngëtarja 48 vjeçare poshtë një fotografie të mrekullueshme të çiftit.

Gjatë vikendit, të dy festuan ditëlindjen e yllit të muzikës pop ku Lopez tregoi edhe njëherë se ka forma të mrekullueshme trupore kur u paraqit me një fustan të zi, goxha transparent.

Më pas ditëlindjen të dy e festuan bashkë me fëmijët dhe familjet e tyre.

    E ishte Rodriguez ai që zgjedhi të urojë dhe t’i shprehë dashurinë këngëtares në mënyrën më të ëmbël të mundshme.

    “Duke i uruar ditëlindjen këtij njeriu të mrekullueshëm që më ndriçon jetën secilën ditë. Të dua shumë”, kishte shkruar ai poshtë një fotografie të të dashurës së tij, e cila vërtetë rrezatonte.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco