Çfarë ju ka bërë të pasmeve Fjolla Morina? Këngëtarja e tregon “live” në emision

Çfarë ju ka bërë të pasmeve Fjolla Morina? Këngëtarja e tregon “live” në emision

22:40, 22/05/2017
A+ Aa A-

Zgjodhi të tregonte dhe ta ndante virtualisht çdo hap për ndërhyrjen e fundit në të pasme dhe shumë komente e shoqëruan lajmin se “Fjolla Morina ka zmadhuar të pasmet”, por e vërteta paskësh qenë krejt tjetër për këngëtaren e njohur nga Prishtina.

Pas pak muajsh, Fjolla rikthehet në studion e “Rudina” për të prezantuar klipin e saj të ri, “Vet ke met” dhe ka rrëfyer më shumë edhe për lajmet e komentuara keq në media e portale: “Ne kemi gjithmonë qejf t’i ekzagjerojmë gjërat” – thotë ajo e pyetur nga Rudina për ndryshimet që ka pësuar në fizikun  e saj dhe lajmet e përhapura në mediat rozë:

“Është e vërtetë që kam bërë një ndërhyrje, por nuk ka të bëjë me operacion plastik, por lipostucion, pra thithje dhjami… Pas lindjes, mora shumë kilogramë, rreth 15, ndaj edhe e kisha të nevojshme të hiqja dhjamin që më ishte krijuar…” – tregon Fjolla duke hedhur poshtë të gjithë zërat për zmadhim vithesh. Përkundrazi, ndërhyrja i ka zvogëluar përmasat e saj dhe jo rritur. E pyetur për të tjera ndërhyrje në trupin e saj, ajo thotë prerë: “Asgjë tjetër…”, madje edhe aludimeve për ndërhyrje në portret, u përgjigjet: “Kurrë në jetë fytyrën s’e prek…”

Tashmë kanë kaluar katër muaj nga ndërhyrja dhe faza e rikuperimit nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Megjithatë, Fjolla do t’ua këshillonte të gjitha nënave që e shohin të domosdoshme për ta bërë diçka të tillë, por vetëm pas lindjes: “Mendoj se një ndërhyrje të tillë, çdo femër mund ta bëjë, por vetëm pas lindjes. Mendoj se ato që nuk kanë lindur dhe nuk kanë fëmijë, s’kanë nevojë ta bëjnë.”/Panorama/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco