'Mezi ndan qiranë me të dashurin’, Aurela Hoxha i përgjigjet Roza Latit

'Mezi ndan qiranë me të dashurin’, Aurela Hoxha i përgjigjet Roza Latit

11:37, 21/04/2017
A+ Aa A-

Ajo njihet për tipin e saj të çiltër dhe moskokçarës. E ftuar në emisionin DaSara , Roza Lati dha një deklaratë jo fort të këndshme për Aurela Hoxhën, duke e cilësuar këtë të fundit si fallco si nga jashtë, ashtu edhe nga Brenda. U duk se nuk pati ndonjë reagim nga Aurela Hoxha lidhur me këto  deklarata karshi saj, por deri dje pasdite. Pasi edhe Aurela duket se  e tha fjalën e saj duke ia kthyer në të njëjtën monedhë Latit. Pasi postoi disa foto nga pushimet e fundit në Maldive, me të cilin ajo e ka pranuar se ka qenë në shoqërinë e të dashurit, mes shumë komenteve të fansave të saj, që i shkruanin për fjalët e Rozës, nga faqja e dyqanit të veshjeve të Aurela Hoxhës vjen një koment tejet shpotitës. “Sigurisht sepse disa mezi ndajnë qiranë e shtëpisë me të dashurinë, madje edhe parakolpin e bëjnë me klering”, shkruhet në koment. Nuk e dimë nëse ka qenë vetë Aurela pas këtij komenti, por duke njohur karakterin shpërthyes të moderators Lati me siguri që ‘lufta’ mes vajzave do të vazhdojë./bordo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco