Igli Zerka zbulon se cila ishte frika më e madhe kur u shfaq nudo para publikut në Teatrin Kombëtar

Igli Zerka zbulon se cila ishte frika më e madhe kur u shfaq nudo para publikut në Teatrin Kombëtar

13:11, 30/03/2017
A+ Aa A-

Teatri Kombëtar, edhe këtë javë do të sjellë në skenë dramën "Equus", e cilësuar si një vepër që ka thyer tabutë duke i dhënë një këndvështrim të ri lirisë. Kryevepra e autorit Peter Shaffer, me regjisor Dino Mustafic, me një kombinim aktorësh të mëdhenj e të rinj, është në thelb një dramë komplekse, peshën e së cilës, më shumë se të gjithë të tjerët, e mbajti mbi supe aktori i ri, Igli Zarka.

Akoma student në Universitetin e Arteve, Igli kishte dëgjuar për veprën që do të vihej në skenë nga regjisori Dino Mustafic, dhe vendosi të merrte pjesë në audicion. Vetëm një javë para, ai kishte parë filmin, i cili e ndihmoi për audicionin, por kishte një vetëbesim se roli kryesor i Alan Strang do të ishte i tij: “Sapo e lexova veprën, e dashurova. Ishte dashuri me shikimin të parë. Mbaj mend një shprehje të vjetër. Ti bëhesh ajo që synon të bëhesh…. Unë e dija që Alan Strang isha unë…” – tregon Igli në studion e “Pasdite në Top Channel”, por nuk mohon që për të fillimisht ishte një traumë pjesëmarrja dhe pastaj fitorja e audicionit: “Për mua ka qenë traumë, sepse filmin e kam parë një javë para audicionit. Pasi pashë filmin dhe u binda se unë do të isha Alan Strang, shkova në audicion. Dinon (regjisorin) e njihnja vetëm në foto dhe, kur e kam parë aty, kam qenë i bindur që do e fitoja. Ishte një nga audicionet më të bukura që kam bërë në jetë.”

    Megjithatë, Igli tregon se për skenat nudo të cilat ai duhet të interpretonte në dramë, fillimisht nuk ishte i informuar. Kjo ishte edhe një traumë tjetër, duke pasur parasysh edhe kompleksitetin e shoqërisë sonë: “Nuditeti nuk është përmendur fare në audicion, por më vonë e kuptova që kjo vepër nuk mund të realizohej ndryshe. Nuk ka kuptim të bësh dashuri me rroba. Personazhit tim, autori i ka vënë në gojë këto fjalë: “Unë para Zotit i heq të gjitha.”

    Por nuk ishte kaq e thjeshtë ta konsideroje kostum atë që të gjithë e shohin lakuriqe. Dalëngadalë, tregon Igli, filloi të kompleksohej, aq sa para shfaqjes së parë i hyri edhe frika më e madhe: “Frika më e madhe ishte pritja e publikut, frika se njerëzit, publiku që do shikonte shfaqjen, do të fokusohej vetëm te nuditeti. Unë asnjëherë nuk e di se si e shohin njerëzit shfaqjen. Megjithatë, nga ajo ?ka më është thënë në këto javë, nuditeti ishte gjëja më e vogël në këtë shfaqje…”

    Në thelb, është një shfaqje e guximshme, që ndodh për herë të parë. Mes shumë komenteve e shkrimeve të dedikuara asaj, ka pasur edhe skeptikë që nuk mendojnë se shoqëria jonë mund të përtypë të tilla skena.

    Por suksesi, si? tregon 22-vje?ari, ka qenë i madh. Dhe jashtë nudos, brenda dramës së thellë njerëzore. Detaji që Igli mendon se ia ka shtuar suksesin ka qenë edhe vlerësimi i familjarëve të tij, të cilët kishin ardhur fundjavën e fundit enkas për shfaqjen, madje edhe gjyshja: “Me gjithë porositë e regjisorit, unë jam natyrë që nuk buzëqesh shumë kur përshëndes publikun, por sa herë kam ngritur kokën, shikoja që familjarët e mi kishin dëshirë të më shikonin mua… Nuk kishte lumturi më të madhe…”

    Përshtatja me emrat e mëdhenj të skenës si Timo Flloko, Ema Andrea, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli etj.,  për Iglin nuk ishte sforco më vete, si? mund të mendohet, sepse ishte vetëm përgatitje psikologjike: “Dino më tha paraprakisht se duhet ta harrosh që luan me pedagogë, me emra të mëdhenj.” Dhe kështu ndodhi… Të gjithë luanin rolin, të gjithë ishin njësoj aktorë …

    Class

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco