Big Brother / Armela-Sidritës: Ervini është konkurrent i dobët

Big Brother / Armela-Sidritës: Ervini është konkurrent i dobët

09:02, 28/03/2017
A+ Aa A-

Tre brunet, Armela-Sidrita-Xheni, janë thuajse të pandara brenda shtëpisë së vajzave. Ato analizojnë me detaje çdo gjë që ndodh mes dy shtëpive.

Armela nuk e ka kaluar mirë debatin që ka pasur më herët në shtëpi me Ervinin, duke folur keq për këtë fundit në sy të Sidritës.
“Bëj kujdes. Po ti o goc pse i rri aq afër. Sado sado është i dobët ai. Edhe tek ky argumenti, foli keq ai”, u shpreh Armela duke iu referuar debatit që kishte pasur më herët me Ervinin, por pa e ditur se lidhja mes këtij të fundit dhe shoqes së saj është thuajse e zyrtarizuar, pasi takimi i tyre mbrëmjen e kaluar përfundoi me puthje.

Ndërsa Sidrita u mundua që ta mbronte Ervinin, me të cilin me shumë gjasa do të bëhet çift për të vijuar lojën, por ky vendim do i takojë publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco