FOTO/ Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian sërish në lidhje?

FOTO/ Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian sërish në lidhje?

21:33, 23/02/2017
A+ Aa A-

Ish-çifti që lutet bashkë mund të kthehet bashkë! Mbrëmjen e djeshme diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur, pasi në skenën amerikane të spektaklit rastësitë nuk e kanë zakon të ndodhin.

Kourtney Kardashian është parë të mbërrinte në një kishë rreth të njëjtës kohë si ylli i muzikës pop, Justin Bieber.

Bukuroshja 37-vjeçare dhe ish-i i saj 22-vjeçar u përpoqën të ruanin një profil të ulët, ndërkohë që u bashkuan në këtë vend adhurimi për pak lutje mbrëmjeje.

Veshja, që motra e madhe Kourtney zgjodhi për këtë rast, ishte pak më provokuese se personi i zakonshëm që shkon në kishë, por fundja, nuk është se prisnim gjë tjetër nga një Kardashian. Me siguri po sigurohej që Bieber të kishte çfarë të shihte. /intv/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco