FOTO/ Katy Perry dizenjoi këpucët e reja dhe i emërtoi ato 'Hillary Clinton'

FOTO/ Katy Perry dizenjoi këpucët e reja dhe i emërtoi ato 'Hillary Clinton'

09:15, 18/02/2017
A+ Aa A-

Nuk është sekret që Katy Perry është një mbështetëse e fortë e Hillary Clinton. Katy i ka dalë në krah fushatës së Hillary-t që përpara zgjedhjeve, dhe këtë gjë e tregoi edhe me veshjen në prezantimin e saj në Grammys të dielën, duke u solidarizuar me të dhe me të gjitha gratë dhe vajzat në botë. Tani, ajo po e vërteton edhe një herë admirimin që ka për Hillary-n…Me anë të një këpuce…

Katy Perry Collections, linja e re e këpucëve të prezantuara nga Katy Perry që lançohet në 16 shkurt, do të ketë këpucë të cilat do të mbajnë emra të grave që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

    “ Kam zgjedhur disa nga shoqet e mija dhe anëtaret femra të familjes time për të emërtuar të gjitha këpucët e koleksionit,” u shpreh Katy Perry. Gjithashtu ajo bëri të ditur edhe çmimet në të cilat do të variojnë këpucët, nga 59$ deri në 299$. Këpuca qe ka bërë më tepër “zhurmë” ka qënë “Hillary”, një këpucë shumë e bukur ngjyrë rozë bebe, me takë të tejdukshme të mbushur me detaje të vogla gold.

    “Ka yje brenda në këpucë, përbën gjallëri në çdo hap”, shpjegoi Katy në lidhje me dizenjon e këpucës. “Jam munduar që të përshtas sa më mirë personalitetin e emrit që mban këpuca me formën dhe ngjyrën e saj,” përfundoi këngëtarja./Class

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco