VIDEO/ E rrezikshme, trajneri e shkel me këmbë Morena Tarakun

VIDEO/ E rrezikshme, trajneri e shkel me këmbë Morena Tarakun

17:38, 24/01/2017
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku është shquar gjithmonë si një ndër trupat më seksi të estradës shqiptare.

Mirëpo jo e gjithë hijeshia e saj është gjenetike, pasi për ta mbajtur trupin në formë, modelja kujdeset vazhdimisht, që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

Disa prej momenteve, kur stëvitja, Taraku preferon që t’i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaqet duke kryer një ushtrim mjaft të rrezikshëm të gjoksit.

Ndërsa Morena bëhet gati të ngrijë lart peshat e rënda, trajneri i saj afrohet dhe shkelë me këmbë mbi barkun e modeles në mënyrë, që trupi i saj të ketë drejtëpeshimin e duhur dhe të mos lëvizë, transmeton telegrafi.

Fansat e kanë cilësuar si një ushtrim goxha të rrezikshëm për një femër, megjithatë me këtë video Morena ka treguar vërtet se është ‘burrneshë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco