FOTO/ Ishte e dashura e Ronaldos, pastaj lindi fëmijë me Balotellin, ndërsa tani po hyn fuqishëm në familjen e futbollit

FOTO/ Ishte e dashura e Ronaldos, pastaj lindi fëmijë me Balotellin, ndërsa tani po hyn fuqishëm në familjen e futbollit

23:32, 09/10/2016
A+ Aa A-

Bukuroshja italiane, Raffaella Fico, për një kohë të gjatë ka qenë personazhi i pëlqyer i tabloideve falë skandaleve dhe lidhjeve të saj me personazhe të njohura.

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos ka thënë se ka qenë pikërisht portugezi, mashkulli që ia ka marrë virgjërinë.

Nga lidhja me Mario Balotellin ka një vajzë, ndërsa një kohë të gjatë kanë shkuar nëpër gjykata, pasi futbollisti italian nuk pranonte se është babai i fëmijës. Mirëpo, në vitin 2014 pasi u dëshmua se ishte babai, ai e pranoi vajzën si të tijën.

Raffaella ka qenë edhe mikeshë e afërt me hamshorin Silvio Berlusconi, duke i organizuar edhe fesat e tij me shumë femra.

Mirëpo, tani 28-vjeçarja ka vendosur që ta ndryshojë jetën. Ajo do të bëhet pjesë e njërës prej familjeve më të fuqishme të futbollit në Itali.

Ajo është në lidhje me Alessandro Moggin, djalin e ish-drejtorit sportiv të Juventusit, Luciano Moggi. Fico ka vendosur që të martohet me të, pasi ai nuk shqetësohet skandalet e bukuroshes në të kaluarën, kur kihet parasysh se edhe familja e tij ka qenë pjesë e shumë skandaleve në Itali./telegrafi/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco