FOTO-VIDEO/ Agresorët e reperit shqiptar nuk ndalen, kërcënojnë sërish: Largoje policinë dhe...

FOTO-VIDEO/ Agresorët e reperit shqiptar nuk ndalen, kërcënojnë sërish: Largoje policinë dhe...

20:35, 21/03/2018
A+ Aa A-

Një tjetër përplasje e dhunshme mes këngëtarëve shqiptarë duket se ka marrë formë mbrëmjen e djeshme rreth orës 24:00 në një nga lagjet e Prishtinës, ku një grup prej disa personazh kanë rrahur me shkelma dhe grushte reperin e ri nga Gjilani, Fero.

Sikurse është bërë e ditur nga mediat e Kosovës, protagonisti kryesor i grupit të djemve që sulmuan Feron, ka qenë një tjetër reper shqiptar, i quajtur Ligrit Uka. Ky i fundit madje nuk ka nguruar ta pranojë me krenari që ishte pikërisht ai, që e rrahu Feron. Këtë e ka bërë nëpërmjet disa fotografive dhe videove të publikuara në profilin e tij në rrjetet sociale, shkruan Syri.net.

Në një prej këtyre videove, ai shfaqet bashkë me mikun e tij reper, Arian Sjarina, dhe të dy bashkë i çojnë një tjetër selam reperit Fero.

 “Midis Albit, para Albit, ta kom shti kryt n’xhama”, shprehet plot krenari Ligrit Uka.

Ndërkohë që miku i tij Arian Sjarina e sfidon akoma edhe më fort Feron: “Heki policinë vlla, heki policinë, ...dhe hajde!”, thotë ai plot krenari duke i rënë gjoksit. /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco