Krushqit shqiptaro-amerikanë në dasmën e Princit Leka II

Krushqit shqiptaro-amerikanë në dasmën e Princit Leka II

11:48, 09/10/2016
A+ Aa A-

Një numër shqiptarësh të Amerikës, u janë bashkuar të ftuarve të tjerë nga trojet shqiptare dhe nga mërgatat në Europë e Australi për të marrë pjesë në gëzimin e Princit Leka II dhe Elia Zaharia.

Mes dasmorëve dalloheshin mbretërori veteran Musli Mulosmani, Ekrem Bardha, Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj, Dr. Skënder Kodra, Marko Kepi e shumë të tjerë. Pjesëmarrësit kanë filluar të botojnë në Facebook disa prej fotografive nga Tirana.

8 tetori është zgjedhur në mënyrë simbolike sepse është edhe ditëlindja e Mbretit Zog I.

“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj… Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”, kishte paralajmëruar për shtypin shqiptar Princ Leka. (Fotografitë shoqëruese këtu janë nga gazetari Beqir Sina, Illyria).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco