Kim Kardashian mund të humbasë 1 milion dollarë nga rrjetet sociale

Kim Kardashian mund të humbasë 1 milion dollarë nga rrjetet sociale

09:45, 09/10/2016
A+ Aa A-

Kim Kardashian mund të humbasë të paktën 1 milion dollarë në muaj përshkak se bëri një hap prapa në mediat sociale dhe në të gjitha angazhimet profesionale, sipas një këshilltari të famshëm financiar.

Ylli i showbizit, e cila ishte viktimë e një grabitjeje në banesën e saj në Paris, është tërhequr nga syri i publikut pas ngjarjes së tmerrshme.

“Marka e njohur e Kim gjeneron të paktën 1 milion dollarë në muaj vetëm nëpërmjet postimeve të përgjithshme në rrjetet sociale”, ka thënë këshilltari financiar për People.

“Por mendoj se pas asaj që ndodhi ajo do të humbasë shumë ndjekës pasi nuk postoi për një kohë dhe kjo do ndikojë në fitimet e saj”, shton më tej këshilltari./Indeksonline/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco