Ed Sheeran martohet në fshehtësi?

Ed Sheeran martohet në fshehtësi?

07:48, 21/02/2018
A+ Aa A-

Ed Sheeran mund të jetë martuar.

Në fakt, ky është një supozim i fansave që besojnë se Sheeran është martuar në mënyrë sekrete me të fejuarën e tij, Cherry Seaborn, pasi ai është parë me unazë në dorë gjatë një performance në Angli.

Muajin e kaluar, Sheeran bëri të ditur se ai dhe e dashura e tij prej tashmë tre vjetësh ishin fejuar.

“U bëra me të fejuar para Vitit të Ri. Ne jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar”, kishte shkruar ai në Instagram më 20 janar.

Gjatë performacnës së tij të fundit, këngëtari që do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BRIT më 21 shkurt ka bërë të ditur se do të paraqitet me këngën “Thinking Out Loud”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco