Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, solli emocione të forta edhe në këtë nisje të edicionit të dytë.
Pas Gersit dhe shokëve të tij, në studion e “Top Channel” u shfaq një nënë 75-vjeçare, e cila kërkonte të ritakonte të birin, pas 7 vitesh.
Jorgji Bincani, jeton në azil prej vitit 2010 dhe shkak për këtë u bënë konfliktet me nusen e djalit. Që prej asaj kohe, ajo nuk i sheh më, asnjërin prej tyre, as të birin e as nipërit.
“Dua të të bëj të lumtur” bëri të mundur ritakimin e nënë Jorgjisë me të birin Nikon, i cili mbeti pa fjalë për ballë portretit të së ëmës, që kish pranuar të hidhte gjithçka pas krahëve, vetëm që të mos humbiste kontaktet me djalin.
Krah Nikos, u ul me kërkesë të nënë Jorgjisë edhe nusja, e cila shpërtheu në lot dhe kërkoi falje për ato çfarë kishin kaluar, me justifikimin se asokohe ajo po vuante prej depresionit post-partum (paslindje).
© SYRI.net