'Paske qenë qen njeri', Noizy fut në sherr Stresin me Florin

'Paske qenë qen njeri', Noizy fut në sherr Stresin me Florin

14:30, 19/01/2018
A+ Aa A-

Stresi njihet prej kohësh për miqësinë e ngushtë me kantautorin e njohur Flori Mumajesin.

Madje në vitin 2016, kur Flori pati një incident në festivalin e Kënga Magjike me Stinen, reperi Stresi i doli në mbrojtje mikut të tij Flori.
madje reperi e tregoi mbështjetjen ndaj kantautorit duke postuar një foto.

“Miku i mirë, dera e parrizit thuhet për një mik, i cili nuk kursen asgjë për të të bërë fatbardhë në kohën më të vështirë, thnx për gjithçka lokuuuuuuu,”- shkruante Stresi krahas fotos.,

Mirëpo ndryshimet e fundit nuk i kanë pëlqyer reperit mesa duket.

Afrimi i Florit me reperin Noizy e ka zhgënjyer Stresin.

Flori postoi ditën e djeshme këngën e re të Noizy-t, me mbishkrimin “Masterpiece”.

Shumë shpejt ka ardhur dhe reagimi i Stresit.

“Qen është ai që bëhet si qen, por qeni që është qen, është më besnik se ty o qen njeri,”- shkruan reperi krahas një fotoje ku duket me qenin e tij.

Kështu na lind pyetja: Mos vallë është prishur miqësia mes dy këngëtarëve?!/Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco