Këngëtari shqiptar rrëfen si u gjend në projektin e ‘Dolce & Gabbana’

Këngëtari shqiptar rrëfen si u gjend në projektin e ‘Dolce & Gabbana’

22:38, 18/01/2018
A+ Aa A-

Një prej artistëve të rinj më të mirë dhe një prej këngëtarëve më të talentuar, Alban Ramosaj çdo ditë e më shumë po prodhon muzikë, po fiton fansa dhe po bëhet pjesë e projekteve që ndoshta ka ëndërruar prej vitesh.

Megjithatë, ka edhe mes tyre që as nuk i kishte parashikuar ndonjëherë… është gjendur krejt rastësisht.

Miqësia me fotografin e njohur shqiptar, i cili është bërë shpeshherë pjesë e projekteve me emra të rëndësishëm në fushën e modës në botë, Endrit Mërtiri, Alban Ramosaj, në të vërtetë, as nuk e kishte për qëllim të bëhej model. Gjithmonë ishte komentuar për pamjen simpatike, fizikun e tonifikuar dhe stilin e veçantë, por pakkush mund ta mendonte se në një kohë të shkurtër, Albani do të bëhej pjesë e një projekti prestigjioz jashtë Shqipërie.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Albani ndau me publikun projektet e tij të fundit në muzikë, që do t’i prezantojë së shpejti, por foli edhe për kontratën që ka firmosur me një prej markave më të njohura në të gjithë botën, “Dolce&Gabbana”.

Rastësia që e bëri pjesë të modelimit është e bukur: “Unë me Endritin kemi miqësi shumë të ngushtë. Kur ai kishte punë në Turqi për një kompani turke, unë shkova që ta ndihmoja, por të them të drejtën, edhe kisha qejf të udhëtoja. U mblodhën të gjithë modëlët, çuna dhe goca dhe po bëheshin gati, se kishin setin dhe unë po rrija. Aty vjen ajo e madhja e “Tarik Ediz” dhe më thotë: Po ti ç’bën, pse sje gati?” – tregon Albani me të qeshur.

“Jo, i thashë, unë s’jam model. Ajo u kthye nga Endri duke i thënë: “Kemi nevojë për të. E gjitha filloi kë

shtu. Dhe unë fillova të vrapoj që të bëhesha gati. Kur dolën fotot, pati shumë sukses. Më pas erdhi puna e “Dolce&Gabbana”, ishte projekt shumë emocionues. Endriti dërgoi paraprakisht foto dhe më tha që jam aprovuar”, – tregon i lumtur Albani.

Nuk e kishte menduar kurrë që do bënte gjëra të tilla… Por as që mes fotove të “Dolce & Gabbana”, fotoja e tij do të ishte ndër më të pëlqyerat./Class/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco