Vështirësi në lexim, dëgjim dhe në të shkruar,ja nga se vuan Asli Enver që nga fëmijëria

Vështirësi në lexim, dëgjim dhe në të shkruar,ja nga se vuan Asli Enver që nga fëmijëria

10:37, 18/01/2018
A+ Aa A-

Asli Enver është një nga aktoret më të pëlqyera në Turqi. Gjithmonë e qeshur dhe pozitive, shumë pak e dinë sëmundjen që e mundon aktoren që nga fëmijëria e saj. Sipas gecce.com, Sureja nga "Nusja nga Stambolli" vuan nga disleksia, një sëmundje e cila sjell vështirësi në dëgjim, lexim, në të shkruar dhe në të mësuarin e veprimeve matematikore.

Shpesh, kjo sëmundje shkakton edhe shpërqëndrim të lartë. Megjithatë, duhet thënë se aktorja ka punuar shumë për ta luftuar atë, sigurisht me ndihmën e mamasë së saj. E lindur në Londër, për Aslin ishte mjaft e vështirë të mësonte turqishten por mamaja e saj ka qenë mbështetëse në çdo hap të aktores. Shpesh, ajo e ka ndihmuar edhe me skenarët e roleve të saj.

Të tjerë personazhe të famshëm që kanë qenë në të tilla kushte si aktorja turke janë Tom Cruise, Albert Ajnshtain etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco