FOTO/ Noizy publikon këngën e re, një super hit! Pjesë e klipit edhe shumë emra të njohur...

FOTO/ Noizy publikon këngën e re, një super hit! Pjesë e klipit edhe shumë emra të njohur...

17:49, 17/01/2018
A+ Aa A-

Pas një periudhe të gjatë, reperi e njohur Noizy dhe Duda më në fund ka publikuar këngën e tij më të re.

Producent i këngës është Bledon Krasniqi, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga vetë reperi. Kënga është publikuar edhe me klip në kanalin YouTube, i cili është punuar nga produksioni Elmino.

 “Gjuha e kampionit” duket të jetë suksesi i radhës për reperin, i cili prurjet muzikore përgjatë vitit i ka të shumta.

Në vetëm pak minuta pas publikimit në YouTube, kënga ka arritur të kalojë shifrën prej 150 mijë shikimesh dhe me këtë ritëm do të koleksionoi më shumë se 1 milionë klikime në vetëm 24 orët e para.

Kujtojmë që telenovela ë këngës kishte kohë që kishte nisur, që nga paralajmërimi i parë i Noizyt në rrjetet sociale. Por gjatë javëve të fundit publikimmi i saj u shty për shkak të një “loje” mes reperit më të dashur shqiptar dhe mikut të tij të ngushtë, aktorit të njohur Blerim Destani.

Noizy kishte bërë të ditur se kënga është gati por publikimin e saj po e mbante peng pikërisht Blerimi, për arsye se reperi kishte humbur një bast me aktorin dhe vonesat vinin pikërisht për këtë shkak. Gjithsesi tashmë kënga është publikuar...

Noizy vazhdon të jetë këngëtari shqiptar më i kërkuar brenda dhe jashtë vendit. Ai është gjithashtu edhe shumë i shumë i angazhuar edhe me koncerte, në të cilat është i kërkuar në masë të madhe nga publiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco