VIDEO/ Çfarë na shpëtoi nga “Kënga Magjike”, “Zonja e Parë” merr në krahë Anën e Ardit Gjebresë

VIDEO/ Çfarë na shpëtoi nga “Kënga Magjike”, “Zonja e Parë” merr në krahë Anën e Ardit Gjebresë

11:54, 11/12/2017
A+ Aa A-

“Kënga Magjike” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve por një moment interesant iu shpëtoi të gjithëve. Ndërkohë që nata finale vijonte të transmetohej “live “dhe konkurrentët ishin shumë të emocionuar në prapaskenën e “Këngës Magjike”, dy vogëlushe po shijonin momentin në maksimum.

Fjalën e kemi për vajzën e Ardit Gjebreas, Anën dhe atë e Presidentit Ilir Meta, Erën. Për asnjë moment ato nuk janë ndarë nga njëra-tjetra. Ato qëndronin para ekranit që ndodhej në prapaskenë duke pritur momentin kur Ana do të këndonte me të atin.

Edhe pse do të dilte para qindra të ftuarve në skenën e Pallatit të Kongreseve, Ana nuk dukej aspak e frikësuar, madje as edhe shumë emocionuar. Mesa duket ajo tashmë është mësuar me skenën.

Teksa prisnin të dyja shfaqen në këtë video duke kërcyer me njëra-tjetrën. Ana  u ngrit për të kërcyer balet me Erën dhe e shijuan momentin. Madje Era ka marrë edhe në krahë Anën teksa kërcenin. Duhet të themi që Ana shkëlqeu në skenë teksa këndoi me babain e saj. /Faxweb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco