FOTO/ Pink reagon keq ndaj performancës së ish-mikeshës së saj?!

FOTO/ Pink reagon keq ndaj performancës së ish-mikeshës së saj?!

13:25, 20/11/2017
A+ Aa A-

Ato kanë kaluar një kohë të gjatë duke “luftuar” kundër njëra-tjetrës nëpër klasifikimet muzikore dhe kamerat kanë filmuar Pink duke ngrysur fytyrën gjatë tributit të Christina Aguilera për këngëtaren e ndjerë, Whitney Houston, në “American Music Awards”, mbrëmjen e së dielës në Los Angeles.

Këngëtarja 38-vjeçare ka përdorur rrjetin social “Twitter” për t’u përballur me disa komentues të cilët kanë parë reagimin e saj përbuzës ndaj ish-armikes së saj në industrinë e muzikës.

Aguilera ka interpretuar “I Will Always Love You” të Whitney Houston për të festuar 25 vjetorin e “The Bodyguard”.

Ndërkohë që kamerat kanë xhiruar reagimet e audiencës, Pink dukej sikur ka ngrysur fytyrën në momentin që Christina ka kënduar në skenë.

Pas komenteve të shumta të marra nga përdoruesit në rrjetet sociale, Pink ka reaguar menjëherë në “Twitter”, duke shkruar: “Po. Christina shkëlqeu sonte për një nga këngëtaret tona më preferuara të të gjitha kohërave. Kjo ka të bëjë me Whitney dhe unë jam koshiente për talentin e Christina. Shfaqni klipin ku unë jam duke qarë, ju komentues negative”./Top albania radio

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco