Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi dhe NK zbulojnë që Sham është kriminel, ja ç’do ndodhë këtë javë

Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi dhe NK zbulojnë që Sham është kriminel, ja ç’do ndodhë këtë javë

18:02, 19/11/2017
A+ Aa A-

Arnav zihet me shefin e rrëmbyesve. Ai nuk e sheh dot që shefi është Sham pasi i ka sytë e lidhur. Kushi fillon dyshon tek Sham kur sheh gjak në këpucët e tij. Ajo arrin ta marrë me anë të një cope dhe e çon për analiza.

Rezulton se gjaku që Sham kishte në këpucë është i Arnavit. Kushi i tregon NK-s për rrëmbimin e Arnavit. NK nuk e beson se Sham është kriminel por vendos ta ndihmojë Kushin.

Kushi kontrollon fshehtas çantën e Shamit. Ajo gjen aty biletën e avionit të Arnavit. Sham vjen dhe NK ndihmon Kushin. Sham përdor emrin e Arnavit për një fluturim në Skoci.

Kushi i kërkon një shumë të madhe parash Anxhalisë. Sham bëhet dyshues kur e dëgjon. Arnav gjen telefonin e një prej rrëmbyesve dhe telefonon Kushin. Ajo i thotë se Sham është rrëmbyesi por Arnav nuk arrin ta dëgjojë.

Kushi dhe NK mundohen të gjejnë Arnavin nëpërmjet Shamit. Anxhali bëhet xheloze ndaj Kushit kur e sheh shumë pranë Shamit por Kushi ka qëllim tjetër. Ajo dhe NK arrin të gjejnë edhe vendodhjen.

Ata shkojnë pas Sham. Ai takohet me rrëmbyesit por dallon makinën e Kushit dhe NK-s dhe e shtyn mbledhjen me rrëmbyesit.

Sham i thotë rrëmbyesve të çojnë dhurata në shtëpi sikur i ka çuar Arnav. Arnav në njërën prej dhuratave fut një shënim për Kushin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco