FOTO/ Zbulohet zëvendësuesja e Fiori Dardhës në ‘Dance With Me’, një personazh shumë i dashur për ju

FOTO/ Zbulohet zëvendësuesja e Fiori Dardhës në ‘Dance With Me’, një personazh shumë i dashur për ju

22:42, 16/10/2017
A+ Aa A-

Ikja e Fiori Dardhës nga programi i kërcimit “Dance With Me” javën që lamë pas për shkak të sherrit me anëtarin e jurisë Robert Alia nuk pritej.

Megjithatë këtë javë në spektaklin e kërcimit ka ardhur një personazh i ri dhe ajo është aktorja e humorit Rudina Dembacaj, e cila aktualisht drejton emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News.

Image

Aktorja e njohur e humorit i është bashkuar së fundi kastit të DWM ku do të shfaqë një profil tjetër të panjohur nga publiku.

Rudina Dembacaj u bë shpejt një prej aktoreve më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut. Roli i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në “Portokalli” u bë karakteri i saj identifikues. Por edhe shumë personazhe të tjerë që ajo provoi në spektaklin e humorit e kthyen në një prej aktoreve më të duartrokitura.

Image

    Pas tre viteve në “Portokalli”, po aq e suksesshme Rudina ishte edhe në “Al Pazar”. Aja, personazhi tjetër që gjithashtu u bë specifik për të, shkaktonte humor e të qeshura pa fund në publik. Plot tre viteve të tjera në “Al Pazar” provuan se për aktoren e njohur, humori nuk është më një punë, por është talent i lindur dhe shumë pasion, të cilin ajo tashmë e ka armë të fortë.

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco