Qyteti i smeraldtë që spiunon gjithçka: Parajsa e agjencive të  spiunazhit

Qyteti i smeraldtë që spiunon gjithçka: Parajsa e agjencive të spiunazhit

09:30, 25/07/2017
A+ Aa A-

Ata vëzhgojnë edhe Hënën.  Ky qytet i smeraldtë klasifikohet si një “stacion dëgjimi” në pyjet e Virxhinias Perëndimore. Po çfarë dëgjojnë aty? Sinjale komunikimi që arratisen në hapësirë, përplasen me Htës për të luftuar flakët

Agjencitë e spiunazhit na spiunojnë, por ka edhe nga ata që i spiunojnë ato për të na sjellë peizazhe të zymta. Një prej këtyre “spiunëve” është fotografi Trevor Paglen, imazhet e të cilit, në një përmbledhje të “The Economist” hedhin dritë mbi botën e errët të përgjimeve qeveritare.

Gjëja e parë që të godet në fotografitë e Trevor Paglen janë ngjyrat: bluja mbretërore, roza e kamufluar, e murrmja. Peizazhet e tij të detit dhe qiellit përshfaqen në imazhe të forta – por nëse sheh më nga afër, do të kuptosh nga këto fotografi pak më shumë sesa ngjyrat interesante. Duke gjetur rrugën gjarpërushe përmes një pellgu të gjerë jeshileje si të leshterikët, gjithçka duket si një zorrë kopshtarie, një grimcë e zezë në një qiell të gjallëruar duket si një zog në largësi. Këto nuk janë gabimet që mund të vëresh në imazhe, ato janë “personazhet kryesore”.

Fotograf me shumë çmime, Paglen e ka kaluar karrierën e tij duke dokumentuar infrastrukturën klandestine të përgjimit masiv. Ai ka gjurmuar fibrat nënujorë që janë përgjuar nga NASA, ka kapur në celuloid rrugët ajrore të dronëve dhe ka bërë fotografi të ndërtesave sekrete qeveritare, gjatë natës.

Ekspozita e Paglen që ka marrë edhe çmim në galerinë e fotografëve në Londër, “Oktapodi” sjell të gjitha pjesët së bashku për të hedhur dritë mbi botën e errët të përgjimeve të padukshme. Ai zog në qiellin plot nuanca të Paglen në fakt është një dron dhe ajo zorrë kopshtarie mes gjelbërimit është një kabëll përgjimi nënujor.

Këta janë sytë dhe veshët e agjencive të përgjimit, dhe ato mund të shohin e të dëgjojnë gjithçka. Kështu sugjerojnë imazhet e sjella nga Paglen.

Megjithatë, nëse NASA po na spiunon, Paglen padyshim që po spiunon ata. Duke përdorur teleskopët dhe lentet e një astronauti ai bën të dukshme vende dhe objekte që agjencitë sekrete duan t’i mbajnë larg syrit të publikut. Edhe pse Paglen mund të arrijë kaq afër, jo shumë në fakt duke kthyer lentet drejt qiellit apo thellë në oqeane, ai shkrep fotografi nga milje të tëra largësi dhe merr një panoramë të gjerë. Rezultatet shpesh janë të kamufluara dhe impresioniste: fusha të pamata ngjyrash dominojnë në to. Por, njerëzit nuk duhet të joshen nga këto ngjyra të bukura dhe forma të mrekullueshme në imazhet e tij. Të shohim me dyshim: jo çdo gjë është ashtu si duket./tesheshi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco