Putin kandidon si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Putin kandidon si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

11:08, 09/07/2017
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin me shumë gjasë do të garojë si një kandidat i pavarur në zgjedhjet e presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Lajmi vjen nga mediat ruse që citojnë burime brenda Kremlinit.

Vendimi për të kandiduar si i pavarur vjen pasi Putin ndjehet i sigurt për mbështetjen e gjerë që gëzon në popull dhe kërkon ta konkretizojë atë.

Dalja i vetëm në garë, do ta vinte presidentin rus në një pozicion mbi palët, si një kandidat i të gjithë rusëve dhe jo-partizan.

Agjencia e lajmeve RBC shkruan se Putin gjykon se ka mbështetja që ka në popull është më e madhe edhe se ajo e vetë partisë së tij “Rusia e Bashkuar”, forca më e madhe politike në vend.

Vladimir Putin ka garuar edhe më herët si kandidat i pavarur, në vitin 2000 dhe 2004, ndërsa doli si kandidat i “Rusisë së Bashkuar” në vitin 2011.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco