Shteti amerikan ekzekuton 2 të burgosur në të njëjtën ditë

Shteti amerikan ekzekuton 2 të burgosur në të njëjtën ditë

09:57, 25/04/2017
A+ Aa A-

Shteti amerikan i Arkansasit ka ekzekutuar dy të burgosur pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë apelimin  e tyre të minutës së fundit, shkruan “BBC”.

Ky është hera  e parë , në 17 vjet, që në SHBA ekzekutohen 2 të burgosur në të njëjtën ditë.

Jack Jones dhe Marcel Williams u dënuan me vdekje për përdhunimet dhe vrasjet e kryera në vitet 1990.

Arkansasi fillimisht kishte planifikuar të ekzekutonte tetë të burgosur në 11 ditë, sepse furnizimi i tij me një ilaç vdekjeprurës  mbaron në fund të prillit.

Të enjten, Ledell Lee u bë personi i parë që u ekzekutua në Arkansas që nga viti 2005./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco