Kina sfidon Trump dhe shpall 'sovranitet të padiskutueshëm' mbi ishujt jugor

Kina sfidon Trump dhe shpall 'sovranitet të padiskutueshëm' mbi ishujt jugor

12:23, 24/01/2017
A+ Aa A-

Kina ka shpallur "sovranitetin e padiskutueshëm"  mbi disa pjesë të Detit të Kinës Jugore, pasi administrata Trump u zotua se do  ta parandalonte Kinën  të “vinte duart”  në rajon.

Ministria e jashtme kineze tha se Pekini  është i vendosur  të mbrojë të drejtën e tij në Detin e Kinës Jugore, qoftë edhe me forcë, shkruan "BBC".

“Sovraniteti i Kinës në ishujt e detit të Kinës Jugore dhe ujërave përreth është i padiskutueshëm”, theksoi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e ministrisë, Hua Chunying.

“Kina është e vendosur të ruajë të drejtat dhe interesat e saj”, shtoi ajo ndërkohë që zëdhënësi i ri i presidencës amerikane, Sean Spicer, paralajmëroi dje se Uashingtoni do të mbrojë interesat e tij në ujërat ndërkombëtare në detin e Kinës Jugore. /SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco