‘National Geographic’: Lugina e Valbonës, një prej 9 mrekullive që duhet ta vizitoni (FOTO)

‘National Geographic’: Lugina e Valbonës, një prej 9 mrekullive që duhet ta vizitoni (FOTO)

11:58, 12/10/2016
A+ Aa A-

E famshmja “National Geographic”, rekomandon si një prej 9 vendeve më të mira në botë për turizmin e aventurës

    Pasi i bënë një përshkrim të gjeografisë së vendshtrirjes së luginës, me pyjet e dendur, ujrat dhe ujëvarët e kaltër,lëndinat me gjelbërimin e tyre në stinën e verës, raporton syri.net, dhe të zbardhura në dimër, përqendrohet te lartësia e maleve përreth.

    Ata përshkruhen si gjigantë e tepër të thepisur që të japin mundësinë për aplikimin e sporteve të alpinizmit dhe aventurës në ngjitjen e tyre. Revista përmend se ky është një Park Kombëtarë dhe vlerësohet si i tillë me kujdesin që tregohet.

    Një turist aty mund të gjej gjithçka, që nga natyra e virgjër, e ruajtur, peizazhin, mund të ushtroj sported e ujit deri te aventurat alpine.

    Një vend të veçantë në shkrim zë mikëpritja gastronomia vendase. E veçuar si tradicionale ajo është bio, raporton syri.net dhe tepër e ushqyeshme thuhet në shkrim.

    E radhitur ndër 10 destinacionet më të vlerësuara në botë për turizëm, lugina e Valbonës duhet ruajtur dhe investuar për të ardhmen e natyrës shqiptare.

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Tags

      Komentet

      Shto koment

      Denonco