Takimi historik i Papës

Takimi historik i Papës

19:33, 19/01/2018
A+ Aa A-

Disa mijëra indigjenë të Amazonës presin me padurim vizitën e papa Françeskut, në Puerto Maldonado (juglindje të Perusë) në një takim historik me shpresën e zgjidhjes në mbrojtje të territoreve të tyre.

“Jam i emocionuar që do të shoh për herë të parë papën”, u shpreh Javier Antonio Pisconte Injante, 50 vjeç.

I ardhur posaçërisht nga rajoni i Cusco-s, Javier Antonio i është dashur tre ditë me anije për të mbërritur së bashku me 140 anëtarë të fisit të tij për të dëgjuar Sovranin e Shenjtë.

“Për herë të parë në histori jemi mbledhur mes popujve të ndryshëm të Amazonës, indigjenë të Brazilit dhe Bolivisë të cilët kishin ardhur me autobusë, avionë, anije apo mes për mes xhunglës”, u shpreh ai.

Në pjesën e jashtme të godinës, mijëra banorë kishin zënë vend përballë ekraneve gjigantë, me shishe me ujë për të përballuar të nxehtin tropikal.

Të kërcënuar nga shfrytëzimi i pyjeve dhe burimeve natyrore të territoreve të tyre, indigjenët e Amazonës shpresojnë një mesazh të fortë të papa Françeskut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco