Treni që doli nga shinat po ecte me 130 kilometra në orë, vagonët bien mbi autostradë

Treni që doli nga shinat po ecte me 130 kilometra në orë, vagonët bien mbi autostradë

10:29, 19/12/2017
A+ Aa A-

Tren i pasagjerëve që doli nga shinat në SHBA, po udhëtonte me një shpejtësi prej 130 kilometrash për orë  në një zonë kufiri maksimal i shpejtësisë është 60 kilometra në orë.

Ngjarja ndodhi në shtetin e Uashingtonit, pasditen e djeshme.

Mësohet se 72 persona të plagosur u dërguan në spital, dhe 3 tëe tjerë kanë humbur jetën.

Një zëdhënëse e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) tha se hetuesit kishin ardhur në vendngjarje të hënën natën lokale dhe ndoshta do të ishin atje për një javë ose 10 ditë.

Treni kishte gjithsej 12 vagonë, shumë prej të cilëve kanë rënë mbi autostradë apsi dolën nga shinat,duke përplasur edhe shumë makina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco