SHBA të angazhuara në procesin e paqes në Lindjen e Mesme

SHBA të angazhuara në procesin e paqes në Lindjen e Mesme

22:26, 08/12/2017
A+ Aa A-

SHBA-të do të qëndrojnë të angazhuara në procesin e paqes në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, theksoi sot në Këshillin e Sigurimit ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

“E kuptoj se ndryshimi është i vështirë për anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar. Por veprimet tona synojnë të bëjnë që të përparojë kauza e paqes”, tha ajo.

 “Ne duam një marrëveshje të negociuar dhe Trump nuk ka mbajtur pozicion mbi limitet dhe kufijtë, si dhe statu quo-ja qëndron mbi vendet e shenjta”, theksoi Haley.

Këshilli i Sigurimit në OKB u mblodh me urgjencë sot për të debatuar mbi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur në mënyrë të njëanshme Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco