E bujshme: BE dhe Japonia finalizojnë marrëveshjen për tregtinë e lirë

E bujshme: BE dhe Japonia finalizojnë marrëveshjen për tregtinë e lirë

15:45, 08/12/2017
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian dhe Japonia njoftuan sot në një komunikatë të përbashkët finalizimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë, për të cilën negociojnë që prej vitit 2013.

“Brukseli dhe Tokio dërgojnë një mesazh të fortë për botën”, theksuan presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Dy palët kishin rënë dakord mbi parimet e kësaj marrëveshjeje që prej korrikut 2017.

Teksti që u finalizua nuk përfshin pjesët që lidhen me çështjen delikate për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve dhe investitorëve, mbi të cilën BE nuk ka rënë ende dakord me Japoninë.

“Tashmë duhet t’ia paraqesim shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian”, nënvizoi komisionerja evropiane për Tregtinë, Cecilia Malmström në një konferencë shtypi, pa iu referuar një ratifikimi të mundshëm nga parlamentet kombëtare.

Çështja e ratifikimit kombëtar të marrëveshjeve të tregtisë së lirë negociuar nga Komisioni Evropian në emër të shteteve anëtare po debatohet në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco