Kim Jong-un i ndalon popullit këngën dhe alkoolin

Kim Jong-un i ndalon popullit këngën dhe alkoolin

14:53, 21/11/2017
A+ Aa A-
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thuhet se ka ndaluar pijet alkolike dhe këngën në masat e reja të dizajnuara për të rritur kontrollin mbi popullsinë.

Sipas njoftimeve të inteligjencës amerikane masa e marrë ka për qëllim të ndalojë cdo argëtim të popullsisë për t'i kontrolluar më mirë. 

Zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut gjithashtu po monitorojnë për lëshimet e reja të raketave në veri nën maskën e një zhvillimi të programit hapësinor.

"Agjencia është duke ndjekur nga afër zhvillimet, sepse ekziston një mundësi që Koreja e Veriut mund të lëshojë një sërë raketash balistike këtë vit", thuhet nga agjencia/albeu/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco