Nëndetësja e humbur në Argjentinë: Kapen sinjale satelitore

Nëndetësja e humbur në Argjentinë: Kapen sinjale satelitore

09:57, 19/11/2017
A+ Aa A-

Janë zbuluar sinjale që mendohet se vijnë nga një nëndetëse argjentinase e zhdukur me 44 marinarë në bord, thanë zyrtarët. Ministria e Mbrojtjes e Argjentinës është duke u përpjekur të gjurmojë vendin prej nga erdhët 7 thirrje satelitore të  dështuara të shtunën, njofton BBC.

Argjentina ka shtuar kërkimet në Atlantikun e Jugut për nëndetësen ARA San Juan me një aeroplan kërkimi të NASA.

Mjeti lundrues diezel-elektrik u zhduk 430 km larg bregut.

Britania dhe vendet e rajonit kanë afruar ndihmë. Marina Amerikane është duke kërkuar nëse anija ka rënë në shtratin e detit.

Detyra e e ekipeve të kërkimit është vështirësuar prej erërave të forta dhe valëve të larta.

Ndërprerje energjie?

ARA San Juan po kthehej nga mision rutinë në Ushuaia, pranë bazës Mar del Plata, në jug të Buenos Airesit.

Kontakti i fundit me komandën ishte të mërkurën në mëngjes.

Një destrojer argjentinas dhe dy anije patrullimi po bëjnë kërkim rreth zonës ku ndodhej së fundmi në gadishullin juglindor Valdez.

Por deri më tani nuk ka të dhëna për vendondhjen e saj. Mendohet se nëndetësja  mund të ketë vështirësi në komunikim të shkaktuar nga ndërprerja e energjisë.

Protokolli i marinës diktorn që një anije duhet të dalë në siëprfaqe nëse humb komunizimin. /Nga BBC /SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco