Merkel mbledh grupet politike pas bisedimeve të fundit mbi qeverinë e re

Merkel mbledh grupet politike pas bisedimeve të fundit mbi qeverinë e re

13:43, 21/10/2017
A+ Aa A-

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka planifikuar të zhvillojë sot një takim me zyrtarë të lartë të bllokut politik të partisë së saj  konservatore, një ditë pas raundit të parë të bisedimeve të koalicionit me të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë (FPD).

Horst Seehofer, lideri i Unionit Kristiansocial (CSU) i partisë aleate të Merkelit, shprehu optimizmin e tij duke thënë se bisedimet e djeshme kishin shkuar siç ishte parashikuar.

” Nuk është vendosur ende asgjë , por gjatë bisedimeve janë shkëmbyer informacione të dobishme dhe tani po shkojmë në kampin e trajnimit me kancelaren për t’u përgatitur për më tej”, tha ai sot për gazetarët.

“E rëndësishme është që konservatorët të bien dakort me disa nga çështjet kryesore, veçanërisht atë të  financave”,  tha Seehofer.

“Ata duhet të fokusohen më shumë në të tilla çështje, gjithmonë duke u praktikuar, duke u përmirësuar”, shtoi ai.

Aleanca tripartiake,  e paprovuar më parë, me të Gjelbërit dhe FDP-në, e ashtuquajtura koalicioni i Xhamajkës, aktualisht është alternativa e vetme që Merkel ka në dispozicion.

Kristiandemokratët e saj (CDU) dhe aleatët bavarezë të CSU-së humbën mbështetjen e votuesve në zgjedhjet e shtatorit dhe partneri aktual i saj i koalicionit, Socialdemokratët (SPD), kanë vendosur të mos bashkohen me qeverinë e re.

Një sërë temash kanë shkaktuar diskutime mes konservatorëve të Merkelit , FDP-s- dhe të Gjelbërve, duke përfshirë çështjen e qymyrit  si burim energjie, të ardhmen e eurozonës, taksat dhe numrin e lejuar të refugjatëve në vend.

Konsultimet e mëtejshme me partnerët potencialë të koalicionit janë caktuar të martën, sipas burimeve të partisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco