VIDEO/ Topat e barit ‘e pushtojnë’ qytetin e Utah, banorët ngelin brenda

VIDEO/ Topat e barit ‘e pushtojnë’ qytetin e Utah, banorët ngelin brenda

21:41, 04/03/2024
A+ Aa A-

Topat e barit të quajtur Tumbleweeds kanë ‘pushtuar’ një qytet në Utah, SHBA, duke lënë shumë banorë të bllokuar brenda shtëpive të tyre.

Erërat e forta kanë bërë që shumë vende të Utah-s si Jordania Jugore të duken si skena të filmave të vjetër perëndimor.

Dayne Moss nga lagjia Daybreak e Jordanisë Jugore, e përshkroi vendin se po dukej si të ishte përfshirë nga një tornado, shkruajnë mediat e huaja.

‘Nuk mund të shihje as matanë rrugës, sepse thjesht, e gjithë rruga ishte bllokuar’, tha Moss.

Imazhet e tjera treguan Tumbleweeds teksa ishin grumbulluar në afërsi të shtëpive. Edhe me këtë ndodhi të pazakontë, banorët dolën jashtë dhe ndihmuan njëri-tjetrin të pastronin rrëmujën.

Sipas Muzeut të Historisë Natyrore, topat e barit ‘i pushtojnë’ të gjitha shtetet e SHBA-së, përveç Alaskës dhe Floridës. Bima e rrumbullakët e njohur edhe si gjembaku rus, është një bimë njëvjeçare e cila lehtë ndahet nga rrënja e saj. Njihet si bar i keq dhe helmues për kafshët që e hanë.

Për herë të parë në SHBA u pa në vitin 1870, kur edhe krijoi një nga ‘pushtimet e biumëve’ më të mëdha në historinë amerikane. Gjithashtu, kjo lloj bime mund të paraqes rreziqe zjarri, reaksione alergjike, dhe mund të dëmtojë të korrat.

Por, kjo nuk është hera e parë që njerëzit mbesin të bllokuar nga Tumbleweeds. Në tetor të vitit 2022, një çift në Kolorado mbeti i bllokuar pasi e gjithë prona e tyre u mbush me gjembakun rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco