Lufta në Izrael, çifti i ri dhuron puthje teksa pret vdekjen në festival

Lufta në Izrael, çifti i ri dhuron puthje teksa pret vdekjen në festival

17:42, 10/10/2023
A+ Aa A-

Një çift izraelit që i shpëtuan masakrës në festivalin e Izraelit  të shtunën kanë ndarë në rrjetet sociale përvojën e tyre pikëlluese.

Amit Bar dhe partneri i saj Nir ishin në mesin e atyre që morën pjesë në festivalin Tribe of Nova në Re’im kur Hamas hapi zjarr, duke vrarë më shumë se 260 njerëz.

Amit bëri një foto me partnerin e saj në Instagram. Ata ishin shtrirë në disa shkurre për të mos u parë dhe në atë moment kur nuk e dinin se cili do të ishte fati i tyre, vendosën të bënin një selfie që të gjithë të kujtonin dashurinë e tyre në rast se vdisnin. Këtë gjë e vulosën me një puthje.

Mirëpo, ndonëse ia dolën që të shpëtonin, çifti është ende në kërkim të mikut të tyre Ziv.

‘Kur raketat filluan të binin, Ziv ndihmoi dy vajza dhe u sigurua që t’i qetësonte, duke u thënë se gjithçka do të mbaronte së shpejti ,’ tha Amit për agjencinë e lajmeve izraelite N12. Dy orë më vonë, Zivi telefonoi dhe u tha miqve të tij se ishte me një grup tjetër.

‘Ne u përpoqëm të bërtisnim dhe ta telefononim, por ai nuk e dëgjoi. Gjatë gjithë kësaj kohe ne pamë terroristët duke vozitur me automjete dhe duke qëlluar në çdo drejtim’, tha vajza.

‘Ajo që kemi kaluar është e pamundur të tretet, ne thjesht vazhdojmë të lutemi që Ziv të kthehet në shtëpi’, shton djali.

Të paktën 260 njerëz u vranë në festivalin në jug të Izraelit të shtunën, mijëra të tjerë u plagosën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco