Monica martohet me mësuesen e saj 25 vite më të madhe: S’më intereson ça thonë njerëzit

Monica martohet me mësuesen e saj 25 vite më të madhe: S’më intereson ça thonë njerëzit

15:00, 27/09/2023
A+ Aa A-

25 vite diferencë në moshë, por thellësisht të dashuruara. Është ky rasti i Michelle dhe Monica në Michigan të SHBA-së, njëra 57 dhe tjetra 32 vjeç të cilat u takuan për herë të parë në vitin 2004.

Bazuar në artikullin ku publikohet historia e tyre, mësohet se Michelle ishte mësuesja e Monica-s. Që në atë kohë, kjo e fundit e kishte pasur Michelle mësuesen e saj të preferuar. 16 vite më vonë, ajo e kërkoi në Facebook për t’i shkruar.

Michelle kishte pasur një lidhje me një grua më parë ndërsa Monica sapo kishte zbuluar se ishte lezbike. Dyshja u ritakuan pas shumë vitesh dhe para se marrëdhënia të kthehej në romantike, ato ishin mike të ngushta.

Michelle, një mësuese Shkence tashmë në pension, shprehet kështu për bashkëshorten: Kur Monica më kontaktoi për herë të parë, isha shumë e gatshme ta ndihmoja, si një ish-nxënëse. Megjithatë me kalimin e kohës u afruar shumë dhe gjithçka është perfekte. Është e mahnitshme e njëkohësisht surreale se si erdhëm te kjo ditë. Unë po jetoj jetën time, nuk më intereson çfarë thonë njerëzit.

Michelle kishte qenë mësuesja e preferuar e Monikës në klasën e shtatë kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

Ato i dhanë fund marrëdhënieve të tyre të mëparshme për të qenë së bashku në maj të 2022-it.

Që atëherë, çifti jetojnë sëbashku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco